Dëshirat e shfrenuara të Saimir Tahirit: “Ndonjeherë i them vetes prit se je babi”

Saimir Tahiri ishte një prej ministrave më të vlerësuar nga kryeministri Rama, dhe më të kritikuarit nga kundërshtarët e tij politik. Pak kohë pas dorëhqjes së tij, Tahiri na ka prezantuar një tjetër imazh të tij, përtej kostumit të ministrit. Ndonëse nuk e kemi vënë re, Tahiri shprehet se detyra si ministër ka bërë që ta lërë pak veten pas dore, për këtë arsye, tha Tahiri, është koha e duhur për t’iu dedikuar vetes dhe familjes së tij.

Ai është sot babai një djali 6 vjecar, me të cilin përpiqet që të krijojë një marrëdhënie sa më shoqërore me të.

„Me djalin mundohem të krijojë një marrëdhënie që të më përceptojë pak si shokë, kur e ekzagjërojë pak them: prit se je babi“, shprehet Tahiri.

Duket se detyra si ministër i Brendshëm ka ndikuar shumë në mënyrën se si e shohin miqtë e tij. I ftuar në “Xing“ me Ermal Mamaqin, Tahiri u shpreh se miqtë e shohin si një njeri të rreptë, e ndërsa na ka rrëfyer se nuk është aspak një natyrë romantike (këtu na zhgënjeu paksa).

Ermali: Je tip që thua shpesh „shpirti“, „të dua“?
Tahiri: Jo unë nuk jam natyrë romantike.

Ndoshta shumë pak e kemi ditur se Tahiri ishte ai djali në shoqëri që tregonte shumë barcaleta, dhe si për ironi të fatit më së shumti protagonist kryesor kishin policët, gjë e cila ndryshoi me bërjen e tij ministër.

“Unë tregoja shumë barcaleta, pasi fillova punë nuk thashë më. E shihja sakrificën dhe nuk ia vlen të tallesh me to”, tregon Tahiri.

I njohur për natyrën e tij aventurieste, hedhjet nga helikopteri, fluturimet me parashutë, Tahiri ka rrëfyer edhe dëshirën e madhe për të bërë një garë me makinën e “Formula One”, dëshirë që besojmë se do të realizohet shumë shpejt, për shkak të natyrës së tij shumë e vendosur për të arritur atë që do.

 

Duke u ndalur në aspektin politik, vendimin e kryeministrit për të mos e emëruar sërish në postin e ministrit, Tahiri shprehet se kështu është më mirë, duke treguar se qëllimi i tij është të tregojë se mund të realizojë shumë gjëra edhe kur nuk mban poste të larta.

Share With:
Translate »
954 Views