Afrona Dika flet me fëmijët e “Pitet Pan” për ndarjen nga Blero

Afrona Dika zbuloi për herë të parë në “Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan se pas ndarjes me ish-bashkëshortin Blero, tashmë është në një tjetër lidhje me një zviceran, në shtetin ku ajo jeton.

Afrona u pyet nga Alketa përse i fshijnë fotot nga rrjetet sociale dy partnerë pasi divorcohen, kur në fakt kanë kaluar një pjesë të jetës së tyre dhe kanë kujtime së bashku.

E kemi bërë sepse mua më ka ndihmuar në këtë proces, kam patur nevojë t’i fshij fotot që të ma lehtësojë atë proces. Nuk domethënë që i kam fshirë kujtimet e bukura, ato gjithmonë do ngelin, por thjesht ka qenë një ndihmë me mua që ta mbaroj e të shikoj përpara dhe jo më pas. Kjo ka qenë arsyeja, ka ndihmuar dhe tani jam shumë mirë, ndihem shumë mirë.

Share With:
Translate »
167 Views