Xhensila Myrtezaj mos kishte vallë : Dy gëzime në një ditë?
Ditën e sotme Xhensila Myrtezaj feston ditëlindjen dhe ka organizuar mes miqsh një festë në 30 vjetorin e saj.
Por duket se Xhensila ka dy gëzime në një ditë. Nga miq të këngëtares thuhet për Kryefjala.com se Xhensila është në pritje të ëmbël. Madje edhe nga fotot e festës duket se barku i saj është i rrumbullakosur dhe nuk duket sikur keto janë kilogram të shtuara për një vajzë fit siç është Xhensila.
Gjithësesi ajo sërish duket mjaft e bukur e me një nur të madh! Gëzuar dhe urime Xhensila




“Falenderoj çdo njeri që ka hedhur një lule në rrugëtimin tim. Ju bekoftë Zoti të gjithëve”, tha Xhensila gjatë festës.

Të ftuarit janë argëtuar nën ritmet e disa prej hiteve të Xhensilës dhe kanë kënduar gjithashtu edhe Altin Shira, Klajdi e Bruno.





