Moderatorja e njohur sportive zbulon gjininë e bebushit gjatë festës së Pashkëve

Diletta Leotta, moderatorja dhe modelja e njohur italiane ka zbuluar gjininë e foshnjes që ka në bark. Pranë partnerit të saj, Loris Karius ato konfirmuan se bebushi do jetë vajzë.

“Po vjen kushëriri” thanë nipërit e prezantueses sportive duke mos e mbajtur dot entuziazmin. Momenti është shpërndarë në rrjetet sociale dhe konfirmon lajmin e ditëve të fundit, duke aluduar se ndoshta në gusht, Dileta mund ta sjellë bebin në jetë.

 

“Surprizat e Pashkëve”, kështu i përcakton ajo dhuratat e marra nga familjarët në një postim në Instagram për të festuar ardhjen e bebushit.

Gjithashtu në rrjetet sociale Diletta Leotta kishte bërë të ditur se ishte shtatzënë me një video romantike së bashku me partneren e saj Loris Karius. Të dy, ishin me pushime në Dubai kur vendosën të zbulojnë për publikun ardhjen e një fëmije. Nga ai moment, prezantuesja sportive filloi të tregojë me krenari barkun e saj edhe në disa sesione fotografike.

Share With:
Translate »
176 Views