I mituri trokiti në derën e gabuar, pronari i shtëpisë qëllon me armë 16-vjeçarin në SHBA, shpërthejnë protestat
Një 16-vjeçar amerikan nga Misuri i SHBA-ve, është qëlluar dy herë me armë zjarri nga pronari i një shtëpie sepse trokiti gabimisht në derën e tij.
Ralph Pual Yarl po përpiqej të merrte vëllezërit e tij nga shtëpia e një shoku më 13 prill, por shkoi në adresën e gabuar dhe u përball me situatën e paazakontë.
Si pasojë e të shtënave i mituri me ngjyrë është në spital, duke marrë ndihmë mjekësore për plagët e shkaktuara në trup. Ndërkohëë në qytet shpërthyen protestat.
Hetuesit po shqyrtojnë nëse i dyshuari mbrohet apo jo nga ligjet e shtetit Stand-Your-Ground, të cilat u japin njerëzve lejen për të përdorur forcën vdekjeprurëse nëse ndihen seriozisht në rrezik.
Kritikët thonë se ligje të tilla lehtësojnë dhunën kundër njerëzve me ngjyrë.Në lidhje me këtë ngjarje kanë reaguar edhe personazhe të famshme si: Justin Timberlake, Halle Berry, Jennifer Hudson dhe Kerry Washington.