VIDEO/ Sa të bukur të tre! Çiljeta Xhilaga sfilon me djalin e saj dhe të Albanit

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha janë bashkë prej më shumë se 6 vjetësh dhe tanimë lidhja është konsoliduar. Duke qënë se të dy kanë fëmijë nga lidhjet e mëparshme, është dashur që fëmijët të njohin edhe njëri-tjetrin, e duhet thënë se janë bërë shokë të mirë.

Dy djemtë, Fernando dhe Beko, shihen shumë shpesh në postimet e Çiljetës, e duket se kjo e fundit i ka dashur së bashku edhe në një ditë të veçantë, atë të sfilatës për Joni Peçin.

Çiljeta ka ndarë videon në Instagram, ku shkruan: Me dy zemrat e mia.

Artistja i mban dorë për dore dy djemtë, teksa ecin në pasarelë.

Share With:
Translate »
358 Views