Nëna shpenzon gjithë pasurinë për kurimin e kancerit të vajzës, pak kohë më pas fiton 2 mln $ në llotari

Një nënë nga Florida ka fituar 2 milionë dollarë në lotari, vetëm pak kohë pasi kishte shpenzuar të gjithë pasurinë dhe kursimet e jetës së saj për të trajtuar kancerin e gjirit të vajzës së saj. Ajo e fitoi këtë shifër me vetëm një biletë 10 dollarëshe.

Geraldine Giblett tregoi se bleu biletën e fundit që kishte mbetur në një pikë karburanti në zonën ku ajo jetonte në Florida. Sapo vajza e saj mësoi se nëna u bë milionere, ajo shpërtheu në lot. Ajo tregon se vetëm një ditë para fitimit të lotarisë, ajo kishte përfunduar trajtimin e saj të fundit.

“Një ditë para se nëna ime të blinte këtë biletë lotarie, unë dola nga spitali pasi përfundova trajtimin e fundit për kancerin e gjirit. Mamaja ime kishte shpenzuar të gjitha kursimet e saj të jetës për t’u kujdesur për mua, teksa unë isha e sëmurë. Jam shumë e lumtur për të”, tha e bija e Giblett.

Shanset për të fituar çmimin prej 2 milionë dollarësh në lojën “Bonus Cashword” janë vetëm 1 në 3,921,270, sipas faqes së internetit të Lotarisë në Florida.

Share With:
Translate »
236 Views