Binjaku i saj humbi gjatë lindjes, Cristiano Ronaldo i uron ditëlindjen e parë “rrezes së tyre të shpresës”

Megjithëse familja e tyre e bukur ishte përgatitur që në jetë të vinin binjakët, djali nuk ia doli dot. Georgina Rodriguez solli në jetë vetëm të voglën Bella Esmeralda, ndërsa u shprehën të pikëlluar për humbjen e vogëlushit që e quajtën Angel.

Sot, Bella Esmeralda, të cilën e kanë cilësuar si “rrezja e tyre e shpresës” që i ndihmoi të vazhdonin përpara, feston ditëlindjen e parë.

Futbollisti ka ndarë në profilin e tij në Instagram një foto me të bijën, që duket se i ngjan shumë atij.

“Gëzuar vitin e parë të jetës dashuria ime! Babi të do shumë”- shkruan ai krahas fotos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

“Kisha shumë frikë në çdo ultratinguj para lindjes së binjakëve ndihesha shumë e tensionuar sepse kisha pasur tri aborte të mëparshme dhe kthehesha në shtëpi copë-copë,-tregoi Georgina më herët.

Gerogina dhe Ronaldo janë gjithashtu prindër të Alanës 3 vjeçe, binjakëve Eva dhe Mateo 4 vjeç, si dhe të Cristiano Jr.

Share With:
Translate »
173 Views