Catherine Zeta Jones uron vajzën në 20-vjetorin e lindjes: Gëzuar ditëlindjen, zonjë e bukur!

Vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas feston ditëlindjen e saj të 20-të.

Aktorja hollivudiane e cila e ka shprehur shumë herë në publik dashurinë e madhe që ka për Karisin, është kujdesur ta urojë edhe publikisht.

Ajo ka realizuar një video, në të cilën ka mbledhur momente të ndryshme nga jeta e saj dhe i ka dërguar urimet në rrjetet sociale

Në klipin e shkurtër, vajza e saj shihet për herë të parë duke kërcyer para një liqeni, ndoshta në ndonjë pushim familjar. Më pas ajo shfaqet duke u rritur dhe ka edhe një foto të saj dhe nënës së saj.

Aktorja e ka ndarë videon me miqtë e saj online në llogarinë personale në Instagram.

Catherine Zeta Jones uron vajzën në 20-vjetorin e lindjes: Gëzuar

Në mbishkrimin e postimit të saj, ajo shkroi: “Sot, 20 vjet më parë, vajza ime Karis erdhi në krahët e mi dhe që atëherë, nuk ka pasur asnjë ditë që të mos e kem dashur. Gëzuar ditëlindjen, zonjë e bukur”.

Catherine Zeta Jones uron vajzën në 20-vjetorin e lindjes: Gëzuar

Vajza e saj nga ana tjetër është kujdesur ta falënderojë në komente dhe ka shkruar: “Faleminderit mami! Të dua shumë dhe faleminderit për nënën e mrekullueshme që ke qenë për këto 20 vite”.

Catherine Zeta Jones uron vajzën në 20-vjetorin e lindjes: Gëzuar

Share With:
Translate »
118 Views