Leonora Poloska merr vajzën dhe largohet në një shtet tjetër. Këngëtarja shqiptare i jep fund martesës?
KOSOVË- Këngëtarja Leonora Poloska mesa duket ka vendosur të ndahet nga bashkëshorti i saj, muzikanti i njohur Andin Randobrava. Burime të emisionit Prive kanë raportuar se kriza mes çiftit ka nisur që para vitit të ri dhe se këngëtarja nga Shkupi është zhvendosur tashmë në një shtet tjetër.
Poloska bashkë me vajzën duket se është larguar për në Islandë, atje ku jetojnë edhe një pjesë e mirë e familjarëve të saj.
Dyshja nuk i kanë konfirmuar akoma aludimet për ndarjen e tyre dhe nuk mund të thuhet ende nëse bëhet fjalë për një ndarje definitive apo për një krizë e cila mund të kalojë, mirëpo është e qartë se raportet mes tyre nuk janë në stadin më të mirë të mundshëm. Kjo pasi edhe në rrjetet sociale, këngëtarja ka fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta që kishte me Andinin.