Kate Middleton me Princeshën Charlotte bëjnë provën e veshjes për kurorëzimin e Mbretit Charles
Kurorëzimi i Mbretit Charles është planifikuar për të shtunën, më 4 maj dhe ka filluar. Më shumë se 2200 të ftuar të profilit të lartë do të jenë të pranishëm, duke përfshirë, natyrisht, disa nga anëtarët mbretërorë, por edhe të afërm, si dhe përfaqësues ndërkombëtarë nga 203 vende.
Përveç kësaj, kurorëzimi do të përfshijë edhe punëtorë në komunitete ose bamirësi që lidhen me Pallatin.
Prova e veshjes për anëtarët e moshuar të familjes, të cilët gjithashtu do të kenë një rol të rëndësishëm në ritual, u zhvillua të mërkurën më 3 maj në Westminster Abbey.
Në fakt, kur autokolona ndaloi jashtë tempullit, Kate Middleton dhe vajza e saj, Princesha Charlotte, u panë duke u drejtuar drejt vendit të ngjarjes, të dyja të veshura me fustane me lule.
Princesha e vogël u shfaq serioze dhe e matur, duke mbajtur një profil të ulët teksa shoqëronte të ëmën, ndryshe nga paraqitjet e tjera të saj që janë komentuar për sjelljen e saj “të praptë”.
Shfaqja e Princeshës Charlotte vjen një ditë pasi ajo festoi ditëlindjen e saj të 8-të.
Princess Charlotte at the coronation rehearsal at Westminster Abbey. ❤️ pic.twitter.com/7vcll14G6S
— Elizabeth R (@ladydaisy27) May 4, 2023