Pas ‘stuhisë mediatike’, CR7 argëtohet me Georgina dhe fëmijët: Momente të gëzuara familjare…
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez nuk kaluan një periudhë të lehtë, pasi panë vajzën e tyre Alana Martina, 5 vjeçe, duke iu nënshtruar një operacioni urgjent në apendisitin e saj.
Në të njëjtën kohë u përfol se ata po përballeshin me krizë në marrëdhënien e tyre.
Sidoqoftë, periudha e trazuar tashmë është pjesë e së shkuarës dhe dëshmi për këtë janë fotot familjare që portugezi postoi në rrjetet sociale.
CR7 hodhi poshtë thashethemet se është në krizë me Gio dhe ndau rekorde simpatike përkrah fëmijëve dhe të dashurës së tij. “Momente të lumtura familjare”, – ka shkruar ai.
E ardhmja – Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja dhe ka të bëjë me Cristiano Ronaldon. Kampioni portugez duket se nuk është i orientuar drejt qëndrimit tek Al Nassr, pavarësisht nënshkrimit faraonik me skuadrën saudite.
Për momentin, skuadra arabe është në vendin e dytë në renditje, me drejtuesit që tashmë ishin detyruar të shkarkonin trajnerin Rudi Garcia. Vetë Ronaldo është dukur mjaft nervoz gjatë disa ndeshjeve të fundit të sezonit, çka tregon se nuk ndihet aspak mirë në skuadrën e re, ku u transferua në janar.
“El Nacional” ka informuar se e ardhmja e Ronaldos mund të jetë rikthimi te Real Madridi, por jo si futbollist. Roli i ri i portugezit do të jetë ai i ambasadorit të klubit madrilen, me Florentino Perez që tashmë i ka dhënë dritën jeshile kësaj ideje. Vetë Georgina Rodriguez, partnerja e Ronaldos, thuhet se po kërkon rikthimin në Evropë.