Deputetja e shqiptare bëhet nënë, ky është emri i djalit të saj

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci është bërë nënë.

Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se Bogujevci dhe partneri i saj Matias, janë bërë prindër të Julianit.

“Forca e jetës ❤️ E lumtur pa masë me lajmin për lindjen e djalit të kolegës, shoqes dhe Nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci Saranda dhe parneri i saj Matias, dje u bënë prindër të djalit, Julianit, i cili ka lindur me shëndet të mirë”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo ka bërë të ditur se sikurse deputetja, ashtu dhe foshnja, janë mirë me shëndet.

“Mami dhe bebja janë shumë mirë, ndërsa ne jemi të mbushur me shpresë e gëzim për forcën dhe guximin e Sarandës për t’i dhënë jetës një kuptim të ri me plot dashuri për të ardhmen!”, ka bërë të ditur ajo.

Share With:
Translate »
66 Views