Këngëtarja shqiptare në pritje të ëmbël, partneri i saj ndan lajmin me ndjekësit

Një lajm i bukur vjen nga këngëtarja Barbana Dini, motra e Ergi Dinit. Artistja e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Lajmin e bukur e ka ndarë partneri i saj, me anë të disa fotove ku shihet Barbana me barkun e rrumbullakosur.

Ai ka zbuluar se së shpejti do bëhen prindër. “Gëzuar ditën e nënës për nënën time dhe për nënën e fëmijës tim”- shkruan ai krah fotos.

Njeriu që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares, është një biznesmen shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara me origjinë nga Shkodra, qyteti ku ka lindur dhe Barbana.

Ka qenë pikërisht një njohje familjare që ka bërë të mundur takimin dhe lidhjen e tyre.

Share With:
Translate »
141 Views