Joni feston ditëlindjen, Ardit Gjebrea i bën urimin më të bukur “shokut” të tij

Gëzimi i parë i familjes Gjebrea feston sot ditëlindjen. Djali i madh i Ardit Gjebreas, Joni, feston 32-vjetorin dhe moderatori ka ndarë një foto të bukur babë e bir me një urim shumë të ndjerë.

Plot krenari dhe me një mesazh që çdo djalë do donte ta dëgjonte nga babai i tij, Gjebrea i ka shprehur mbështetjen e pakufishme “shokut” të tij.

“Në këtë 32-vjetor tëndin Jon, realizoj përfundimisht se djalin e përjetshëm, e kam edhe shok.
Tashmë u bë kohë që i ke dorëzuar plotësisht patericat e prindërimit tonë, dhe bekoj të ardhmen në lirinë tënde, besimplotë për rrugëtimin që ke nisur.
Krenar për ty, Jon!”

Edhe mami Anila ka ndarë një foto me Jonin kur ishte i vogël duke treguar sa është rritur, shoqëruar me të gjitha urimet dhe bekimet e saj si nënë.

“Gëzuar shpirt i bukur. Je bekimi ynë i parë, dashuri e madhe që zbukuron ditët tona. Të duam shumë dhe jemi krenarë për ty. Perëndia të pastë në mbrojtje duke vigjëluar dhe udhëhequr hapat e tu. Qofsh i rrethuar me dashuri hyjnore dhe lumë bekimesh me shumicë nga Ati ynë qiellor”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)

Share With:
Translate »
93 Views