VIDEO/ Tërhoqi zvarrë fëmijën 3-vjeç dhe e dhunoi barbarisht, policia identifikon nënën (EMRI)

Pas pamjeve të publikuara në rrjet ku një shtetase shihej teksa dhunonte fëmijën e saj të mitur, Policia e Peqinit ka marrë masa.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se si rezultat i punës hetimore është bërë i mundur identifikimi i shtetases Kristina Aliu, 22-vjeç, ndaj të cilës kanë nisur hetime.

Në momentin e lokalizimit dhe shoqërimit, 22-vjeçarja ka qenë me foshnjën e saj 6 muajshe si dhe me vajzën 3-vjeçe, të cilën shfaqej në video duke e dhunuar.

Policia vendosi procedimin e saj në gjendje të lirë, duke qenë se ka foshnjën e vogël, ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve verifikuese në terren, për një rast të publikuar në rrjete sociale, më datë 16.05.2023, ku shfaqet një shtetase që dhunon një fëmijë të mitur, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, kanë bërë të mundur identifikimin e shtetases K. A., 22 vjeçe, banuese në Peqin, por që lëviz vazhdimisht në qytete të ndryshme.

Në momentin e lokalizimit dhe shoqërimit, shtetasja K. A. ka qenë me foshnjen e saj 6-muajshe dhe me fëmijën e mitur 3 vjeçe (që shfaqet duke dhunuar në video).

Shtetasja K. A. është pyetur në prani të Shërbimit Social Durrës dhe psikologes së DVP Durrës dhe pas konsultimit me prokurorin, u vendos se duke qenë me foshnjen 6-muajshe, 22-vjeçarja të procedohet në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Share With:
Translate »
92 Views