Jeni dakord? Çmimi “Babai i Vitit” duhet t’i jepet Dj Dagz! (Sipas Einxhel)
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë prindër të një djali të vogël. Jeta e tyre ka ndryshuar 360 gradë që pas përfundimit të “Big Brother Vip”, pasi tashmë bashkëjetojnë e janë prindër.
Dita e sotme ishte pikërisht për të voglin e tyre. Einxhel ka ndarë disa pamje në “instastory”, ku shfaqet me Dagz duke u kujdesur për djalin. E në një moment, shfaqet partneri i saj duke i ndërruar pampersin.
“Them ti japim cmimin e babait të vitit“- shkruan Einxhel për Dagz.