Bebja e tretë në 1 muaj në Kombëtaren shqiptare, Gjimishiti bëhet për herë të dytë baba!

Ditën e sotme, sportistët e kombëtares shqiptare kryen stërvitjen në stadiumin ‘Air Albania’, në vendin ku do të zhvillohet ndeshja, për t’u përshtatur më shumë me terrenin sportiv ku do të luajnë të shtunën e 17 qershorit.

Mirëpo, stërvitjes i munguan dy futbollistët. Berat Gjimshiti dhe Frederic Veseli nuk ishin të pranishëm sot në këtë seancë stërvitore. Berat Gjimshiti kishte arsye të fortë pasi sot u bë baba për herë të dytë.

Kujtojmë se Gjimshiti është baba edhe i një djali.

Ne i urojmë bebushit jetë të gjatë e të lumtur krah familjes!

Share With:
Translate »
127 Views