“Nëse dikush do ta puthë vajzën time të porsalindur do i vendos këtë në fytyrë”, Eliona Pitarka u vendos kusht të afërmve të saj
Eliona Pitarka u bë nënë për herë të dytë pak javë më parë. Ajo lindi një vajzë dhe herë pas here jep këshilla duke ndarë detaje nga eksperienca e saj.
Së fundmi ktorja ka vendosur mos të lejojë njeri të puthë vajzën e saj dhe arsyeja është pasi kjo gjë është shumë e rrezikshme për bebet, pasi mund të marrin infeksione, nëse puthen shumë nga njerëzit. Megjithatë ajo shton se kush do që ta puthë vajzën e saj, të vendosë një qese, si në rastin e videos që postoi, gjë që në fakt e ka thënë me shaka, por mos u habisni kur ta bëjë vërtetë.

Unë nuk lejoj askënd ta puthi vajzën time te porsalindur, por nëse e kanë me shumë qejf do ti vendos këtë qesen perpara se ta puthin. Pertej shakave, mama mos i lejoni ti
puthin bebushat, sidomos te porsalindur. Boll me kete zakonin e plaq plluqit me bebet, duke i lënë pështymë neper surrat blaaaah! Eshte shume e rrezikshme sepse mund ti trasmetoni RVS ( lexoni sa e rrezikshme eshte ) bebet e porsalindur kane sistem imunitar shume te dobet dhe mund ti trasmeroni infeksione virale!”- shkruan Eliona.
