Bëri lëmsh rrjetin me deklaratën e saj, Kendall Jenner sqaron lajmet e shtatzënisë

Gjatë një pamje paraprake të episodit 4 të sezonit 3 të Kardashians, Kendall Jenner hodhi një bombë.

Kur u pyet nga një prej producentëve të serialit, “Si po shkon shtatzënia?” në një skenë rrëfimi, modelja me fjalimin e saj dhe  buzëqeshje në fytyrë përpara se kamera të ndërpritej, nxiti dyshimet se kjo është një e vërtetë.

Fansat kudo kanë spekuluar ndërkohë që rrjeti ziente me “lajmet e shtatzënisë” të Kendall, mirëpo së fundmi është publikuar videoja e gjatë teksa modelja rrëfehej dhe gjithçka rezultoi si një dinakëri nga ana e saj lidhur me fjalimin.

Gjatë episodit të The Kardashians që përmbledhte përditësimin e përditshmërisë Kendall zbuloi se një nga kuajt e saj ishte në pritje të të voglit të saj.

Share With:
Translate »
129 Views