Nuk ishte Xhemi, shoqërueset e Arbanës ishin gazetaret e emisionit dhe kunata shtatzënë…
Një nga detajet më të rëndësishme të një dasme janë padyshim shoqërueset e nuses. Kë zgjodhi Arbana Osmani si shoqëruset e saj në dasmën private?
Ato ishin 4 dhe 3 prej tyre janë pjesë e ekipit të saj të punës. Bëhet fjalë për gazetaret Petrina Gorica, Kristina Mere dhe Lorina Mixha. Në mesin e tyre është dhe kunata, gruaja e vëllait të Eduartit, e cila është në pritje të ëmbël.
Sakaq, deri tani nuk është publikuar ende asnjë foto se si dukej Arbana dhe Eduarti në ditën e madhe.