Historia e pabesueshme/ 7-vjeçari Nick Jonas e pa gruan e tij të ardhshme të kurorëzohej Miss World 2000
Kur Priyanka Chopra po kurorëzohej Miss World në vitin 2000, burri i saj i ardhshëm Nick ishte 7 vjeç. Mamaja e tij Denise e kujton ende sot djalin e saj atë ditë dhe kjo dëshmon se historia mes Priyank dhe Nick duket sikur ka dalë direkt nga një përrallë.
Nick dhe prindërit e tij ishin dëshmitarë të momentit të madh.
Në një episod të fundit të “The Jennifer Hudson Show”, 40-vjeçarja Priyanka kujtoi se bashkëshorti i saj 30-vjeçar Nick e kishte parë atë në televizion mbi dy dekada para se t’u kryqëzoheshin rrugët.
Ylli pranoi: “Kjo është një histori e çmendur”, ndërsa flet për vjehrrën e saj, Denise Miller-Jonas, duke ndarë një anekdotë befasuese. Ajo i kishte treguar se familja e saj e pa Priyanka-n të fitonte konkursin Miss World në vitin 2000, i cili shënoi fillimin e karrierës së saj jashtëzakonisht triumfuese të aktrimit që kaloi nga Bollywood në Hollyood.
Priyanka ishte ende adoleshente.
Aktorja tha: “Kur isha 17 vjeçe, në fakt kur isha 18 vjeçe, sapo kisha mbushur 18 vjeçe, fitova konkursin Miss World. Nuk e kisha idenë se çfarë po bëja apo çfarë përfshinte kjo botë, nuk kisha shumë praktikë”.
Nick ishte një djalë i vogël.
Sidoqoftë, në kohën e konkursit, Chopra nuk ishte në dijeni se bashkëshorti i saj i ardhshëm po e shikonte, ndërsa ai ishte në shtëpinë në Teksas.
Priyanka zbuloi se vjehrra i tha: “E mbaj mend shumë qartë sepse ishte nëntor, Nick ishte në një shfaqje në Broadway në moshën 7-vjeçare. Babait të Nick i pëlqen të shikojë konkurse dhe në një moment Nick erdhi dhe u ul dhe po e shihte momentin kur Priyanka u kurorëzua Miss World 2000.”
Kur u pyet nëse besonte se marrëdhënia e saj dhe Jonas ishte e destinuar të ishte me fat, Chopra u përgjigj: “Ndoshta”.