E trishtë! 2-vjeçari u ‘ikën nga duart’ prindërve dhe mbytet në pishinë

Tragjedi në Novi di Modena, ku një djalë dy vjeçar humbi jetën duke u mbytur në një pishinë para shtëpisë së tij.

I vogli, pasi i ka shpëtuar kontrollit prindëror, përfundoi aksidentalisht në ujë dhe për pasojë është mbytur.

I pari që konstatoi ngjarjen e rëndë ishte babai i të miturit.

Menjëherë në vendngjarje me ambulancën kanë ndërhyrë efektivët e 118. Fëmija është transportuar në Poliklinikën e Modenës, ku është konstatuar vdekja. Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët, të cilët po punojnë për të rindërtuar dinamikën e saktë të asaj që ka ndodhur.

Share With:
Translate »
148 Views