Historia e trishtë e orëndreqëses: Zemra s’bën tik-tak, burri më la se s’bëja fëmijë

Irena, një orëndreqëse që punon prej 55 vitesh në këtë profesion, rrëfeu në emisionin Real People, në Euronews Albania, rrugëtimin e saj jetësor.

Ajo tha me trishtim se fati i saj në jetë nuk ka qenë ajo çka dëshironte. Pengu më i madh për të është mospasja e një fëmije.

Irena tha se u dashurua kur ishte 29 vjeç, por njeriu që dashuronte e braktisi pasi pësoi një aksident ku u dëmtua në legen dhe nuk mund të bënte dot fëmijë.

“Jam operuar dy herë. Herën e dytë jam bërë njeri në Athinë. Herën e parë më vendosën një hekur 1 kg e gjysmë në Tiranë dhe m’u gangrenizua këmba. Ika në Athinë, ndenja 6 muaj pagova operacionin 10 mijë euro dhe u bëra njeri. Them se u bëra njeri se mund të më pritej këmba. Jam aksidentuar përpara 19-vitesh, rrëshkita në banesë dhe thyeva legenin. Fillimisht ishte shumë e vështirë, s’kishte kush të më bënte yzmet. Kisha motrën që vinte paradite dhe kisha një shoqe që vinte pasdite dhe  flinte me mua. S’do t’ia harroj kurrë, pas 1 muaji e gjysmë fillova t’i bëja vetë gjërat e mia.

Jam e pa martuar, kam jetuar me vëllain dhe ikën në Athinë për një jetë më të mirë dhe ngela vetëm. Ndoshta ishte fati. Kur isha shumë e re, që mund të dashuroheshe ishte ajo biografia e keqe. Atë që doja unë s’më donte ai mua. Edhe nëna me babain thoshin ky s’bën se ka biografi të keqe. Dashurova 29-vjeçe, e njoha kur erdhi të rregullonte orën. Erdhi fillimisht për orën, pastaj vinte me stil. Në fillim s’e pëlqeva, pastaj fillova flisnim dhe rashë në dashuri.

Por nuk mund të bëja dot fëmijë, se duhesha të zgjerohesha. Ai nuk e pranoi dot këtë. Kur u ktheva nga Greqia, pas operacionit të dytë, u takuam dhe më tha më fal por nuk mundem dua të krijojë familje dhe të kem fëmijë. Qëndruam shumë vite dhe pastaj u ndamë”, tha ajo.

Share With:
Translate »
104 Views