Fotinia e Big Brother i bën thirrje publike të atit: “Kur të jesh gati me tako”

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2” Fotini Derxho bëri një reagim të ndjerë gjatë intervistës që zhvilloi në programin “S’e luan topi”.

Prej kohësh ajo nuk flet me babain, histori e treguar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, prandaj për herë të parë Fotini e prekur i bëri thirrje atij për të shkrirë akujt e krijuar mes tyre.

“Jam rritur dhe tani kuptoj shumë mirë gjërat. Tani nuk mbaj më inate në zemër. Në çdo lloj momenti që ai të jetë i gatshëm të krijojmë një raport të mirëfilltë do isha e hapur pse jo”, tha ish-banorja.

Ndër të tjera Fotini shtoi se në problemet që ka kapërcyer, i ka arritur vetëm me të vëllanë, prandaj mbetet e vështirë krijimi i një marrëdhënie pas gjithë hapësirës së krijuar.

“Është një situatë që nuk mund të rregullohet me dy fjalë, kanë ndodhur shumë gjëra që të vrasin shpirtërisht në momentin që i përjeton. Është shumë e vështirë ta mbulosh me dy fjalë hapësirën që ka ngelur. Situata të ndryshme dhe probleme që ai s’ka qenë prezent, mua e vëllait na është dashur t’i përballojmë si jetimë. E vështirë të mbushet hapësira me dy fjalë ose përqafim është e vështirë”, u shpreh ajo.

Share With:
Translate »
100 Views