E rrallë/ 22-vjeçarja kupton se është shtatzënë vetëm 6 minuta para lindjes së bebes

22-vjeçarja Lauren Newey ka treguar historinë e saj të veçantë për “The Sun”.

22-vjeçarja kshte përjetuar atë që njihet si shtatëzani e fshehtë. Edhe pse për 9 muaj kishte qenë shtatzënë nuk e kishte kuptuar që do të sillte në jetë një fëmijë.

Këtë fakt e kuptoi vetëm gjashtë minuta para se të lindte.

“Rreth orës 1 të mëngjesit fillova të bëj banjë, kisha dhimbje në fund të barkut po mendoja se kisha apendicit. Një orë më vonë u ngrita në këmbë dhe ujërat më shpërthyen. Pak më vonë erdhi në jetë dhe fëmija”, tregon Lauren.

Raste të tilla si kjo e 22-vjeçares, që nënat e kuptojnë se janë shtatzënë vetëm kur fillon lindja, janë të rralla.

Studimet kanë zbuluar se rreth një në 475 shtatzëni kalojnë pa u vënë re deri në javën e 20-të, ndërsa një në 2500 raste kalojnë pa u vënë re deri në lindje.

E rrallë/ 22-vjeçarja kupton se është shtatzënë

E rrallë/ 22-vjeçarja kupton se është shtatzënë

Share With:
Translate »
167 Views