Lindsay Lohan bëhet nënë për herë të parë

Lindsay Lohan ka mirëpritur fëmijën e saj të parë, një djalë me bashkëshortin Bader Shammas.

Ylli, 37 vjeç, e cila u martua me Shammas në vitin 2022, e ka quajtur djalin e saj Luai dhe familja janë të lumtur për ardhjen e tij në jetë.

“Lindsay Lohan dhe bashkëshorti i saj financieri, Badar Shammas mirëpritën një djalë të bukur dhe të shëndetshëm të quajtur Luai. Familja janë të lumtur për ardhjen e tij në jetë”, thanë përfaqësuesit e saj në një deklaratë, shkruan DailyMail.

Foto: Lindsay Lohan/Instagram

Foshnja e yllit ka lindur në Dubai, ku jeton çifti dhe besohet se ka ardhur në jetë të hënën.

Luai është një emër arab që do të thotë “mburojë” ose “mbrojtës”.

Lohan njoftoi se po bëhen nënë për herë të parë në mars të këtij viti. Këngëtarja e “Rumors” dhe Shammas dolën publikisht me romancën e tyre në shkurt të vitit 2020.

Në nëntor të vitit të ardhshëm, financieri i propozoi partneres së tij, çifti u martuan në prill të 2022.

Foto: Getty Images

Lohan në vitin 2016 ishte e fejuar më parë me majatin e pasurisë së paluajtshme Egor Tarabasov

Share With:
Translate »
82 Views