Babai me dy djemtë u mbytën në plazhin e Vilë-Bashtovës, shqiptarët dhurojnë 26 mijë euro ndihmë për nënën dhe vajzën!

Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur, që u mbytën tragjikisht në plazhin e Vilë Bashtovës të dielën, e 9 korrikut, lanë pas dhimbje e varfëri për dy gratë e familjes.

Njëra që ka humbur burrin dhe dy djemtë, kurse tjera që humbi babain dhe dy vëllezërit. Shqiptarja.com dhe Report Tv që pas tragjedisë botuan shkrime ku familjarët kërkonin ndihmë, pasi nëna e vajza jetonin në kushte të vështira ekonomike. Si ndihmë për familjen në nevojë, qytetarët shqiptarë të sensibilizuar kontribuuan duke u mbledhur 26.500 euro.

Shoqata humanitare për Njerëzit në Nevojë ka shpërndarë në rrjete sociale lajmin e mirë.

Babai me dy djemtë u mbytën në plazhin e Vilë-Bashtovës, shqiptarët dhurojnë 26 mijë euro ndihmë për nënën dhe vajzën! Falenderojnë Report Tv

Share With:
Translate »
70 Views