Gramsh: Babai me dy djemtë dhe një kushëri i tyre myten në liqen

4 persona dyshohet të jenë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës këtë të premte në Gramsh. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Arben Zogu me dy djemtë e tij, E. Zogu 14 vjeç dhe Rubens Zogu 19 vjeç, së bashku me kushëririn e tyre 20-vjeçar Melis Zogu, të cilët janë futur për t’u larë në liqen dhe sipas familjarëve të tyre, nuk kanë dalë më. Burime zyrtare të policisë thonë se në vendngjarje ka shkuar një grup hetimor, zjarrfikësit dhe polumbarët e RENEA, që po kërkojnë për gjetjen e tyre. Në buzë të liqenit, policia thotë se janë gjetur dy motoçikleta, tre celularë dhe veshjet e personave në fjalë.



“Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit  të Banjës. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrfikësit, ku ka rezultuar se: Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit Arben Zogu, rreth 46 vjeç, Rubens Zogu 19 vjeç, E. Zogu, 14 vjeç, (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi Melis Zogu, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për t’u larë dhe nuk kanë dalë më.

Gjithashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e RENEA-s për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni. Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit. Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në një njoftim të policisë së Gramshit.

 

Share With:
Translate »
125 Views