Ma, mos e vrit mendjen për atë kredinë e shtëpisë! Margot Robbie dhe borxhi ndaj nënës së saj

Në një intervistë, së fundmi, aktorja Margot Robbie ka treguar se nëna e saj hiqte para nga fondet për kredinë e shtëpisë për ta ndihmuar atë të ndiqte ëndrrat e saj të aktrimit.

Ma, mos e vrit mendjen për atë kredinë e shtëpisë!

Aktorja u shpreh se nuk e harroi kurrë borxhin dhe pasi filloi të fitonte para mjaftueshëm ajo e pagoi kredinë e shtëpisë për njëherësh.

“Çdo gjë që i detyrohesha mamasë time unë e kisha shkruar, ajo merrte para nga kredia e shtëpisë dhe m’i jepte mua, dhe unë gjithmonë e dija se duhet t’ja ktheja mbrapsht dhe sapo fillova të bëja para mjaftueshëm e pagova të gjithë kredinë e shtëpisë për njëherësh dhe i thashë: Ma, s’ke përse të shqetësohesh më për atë kredinë e shtëpisë, nuk ekziston më. Çdo njeri në pozicionin tim do ta bënte”, u shpreh Margot Robbie.

Share With:
Translate »
136 Views