Nuse e denjë! Armina Mevlani e “djeg” me këngët tropojane

Si një nuse tropojane që është, Armina Mevlani e meriton me plot kuptimin e fjalës këtë “titull”. E si mundet që një nuse e tillë të mos dijë të kërcejë vallen e tropojës? Edhe në rastin e Arminës kjo nuk përbën ndryshim.

Ajo jo vetëm e kërcen, por e djeg fare me këngët e anës së burrit të saj.

Është bërë publike së fundmi një video ku duket blogerja dhe Shkëlzeni duke kërcyer në një dasmë ku kanë qenë të ftuar.

Siç shihet edhe nga videoja Armina dhe Shkëlzeni po e ‘djegin’ pistën. Në pamje duket gjithashtu dhe ish-kryeministri Sali Berisha i ulur në karrige, ndërkohë që Liri Berisha po kërcente gjithashtu.

Share With:
Translate »
98 Views