“Grimierja ime e vogël”, David Beckham lejon të bijën t’i bëjë makeup dhe rrjeti “u çmend”
David Beckham është një prind mjaft i përkushtuar dhe ka qenë i tillë që kur lindi djali i tij i madh, por ndërkohë që shumica e fëmijëve të tij tani janë të rritur, ai vazhdon të përpiqet të kujdeset në një mënyrë më të veçantë për 12-vjeçaren Harper. Shembulli më i fundit i lidhjes mes tyre u vërtetua kur David Beckham e lejoi vajzën e tij të praktikojë aftësitë e saj të grimit tek ai. Një foto e tyre u postua në rrjetet sociale nga vetë ish-kapiteni i Anglisë. Beckham në postimin e tij kishte shkruar:
“Babi me sa duket kishte nevojë për pak pudër dhe konturim (nuk jam i sigurt se çfarë do të thotë kjo, por unë dukesha më mirë sido që të ishte) grimierja im e vogël”.
Postimi tërhoqi vëmendjen e shumë fansave të cilët dhanë komentet për të ofruar mendimet e tyre mbi lidhjen e Harper dhe David Beckham.