Babai i anulon koncertin në stadium, Capital T tregon çfarë ka ndodhur!
Këngëtari Capital T do të mbajë koncertin e tij ‘Time Capsule 2’ në datën 11 gusht, por mesa duket ‘parashikimet’ e tij për vendin kanë ndryshyshuar.
Përmes një videmesazhi në ‘Instagram’, Capital T ka njoftuar se e ka ndryshuar vendin ku do të mbahet koncerti pasi babai i tij Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk e ka lejuar ta mbajë recitalin e tij në stadium.
Shkak për këtë ‘kusht’ të babait të tij është bërë gjendja jo e mirë e stadiumit ku ishte parashikuar të mbahej koncerti.
Mësohet se koncerti i këngëtarit do të mbahet më 11 gusht në parkingun pranë stadiumit.