Lajm i bukur! Këngëtarja e njohur zbulon se është shtatzënë me videon e veçantë

Familja e Ciara dhe Russell Wilson po zgjerohet!

Këngëtarja e “How We Roll”, zbuloi se është shtatzënë, në pritje të fëmijës së saj të katërt, fëmija i tretë me Russell. Çifti ndau lajmin emocionues për fëmijën përmes një video në Instagram, të filmuar nga ylli i NFL.

“Ti më shiko sërish ashtu, ne bëjmë një tjetër fëmijë… Ti zemra ime”, ka shkruar ajo krah videos, ku kërcen para një pishine dhe kthehet për të treguar barkun e saj.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ciara (@ciara)

 

Ciara është nënë e djalit 3-vjeçar Win dhe vajzës Sienna Princess, 6 vjeç. Ajo është gjithashtu nëna e djalit Future Zahir, 9 vjeç, të cilin e ka me reperin Future.

Familja po kalon pushimet së bashku, për të cilat këngëtarja së fundmi tha për PEOPLE se ishte një kohë “e ëmbël dhe e paharrueshme” për të gjithë.

“Momente të tilla janë shumë argëtuese. Vetëm duke qenë në gjendje të udhëtoj dhe të jemi bashkë si familje, unë gjithmonë i vlerësoj ato momente,” tha ajo.

Share With:
Translate »
128 Views