Babai i Arbana Osmanit ka një koment për pasionin e saj, gatimin!

Prej disa ditësh Arbana Osmanin e kemi parë të shijojë natyrën e qetë dhe të pastër në shtëpinë e saj në Bogë.

Moderatorja përveç fëmijëve dhe Eduartit është shoqëruar edhe nga dy prindërit e saj. Gjatë këtyre ditëve ajo nuk ka përtuar aspak të ndajë edhe me ndjekësit në Instagram pjesë nga rutina, kryesisht kur bëhet fjalë për gatimet.

E s’kishte si të ndodhte ndryshe, Arbana si një fanse e prodhimeve të detit edhe në mal sot kishte vendosur të gatuante peshk e karkaleca. Një drekë, babain e së cilës e ka lënë pa fjalë.

Në një koment për të gjithë ndjekësit babai i moderatores shprehet se as në restorantet më të shtrenjta ku pagesa për një drekë ka qenë 300 apo 500 euro, nuk ka ngrënë gatime kaq të shijshme.

Share With:
Translate »
159 Views