“Mirë se erdhe në jetë engjëll”- Serena Williams bëhet nënë për herë të dytë, emri i veçantë që legjenda e tenisit i ka vendosur të bijës

Legjenda e tenisit Serena Williams është bërë nënë për herë të dytë.

Bukuroshja dhe bashkëshorti i saj Alexis Ohanian ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën dyshja e kanë pagëzuar me emrin Adira River Ohanian.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë sportistja përmes një postimi në rrjetet sociale.

Mirë se erdhe në jetë engjëlli im i bukur. Jam mirënjohëse t’iu tregoj se shtëpia është mbushur me dashuri”– ka shkruar Serena në videon e publikuar në TikTok.

Kujtojmë që çifti janë bërë prindër për herë të parë në vitin 2017 dhe kanë sjellën në jetë një vajzë të cilën e kanë quajtur Olympia.

   

Share With:
Translate »
125 Views