Beatrix Ramosaj po pret me padurim të ketë një fëmijë dhe arsyeja do t’ju shkrijë së qeshuri
Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother është njohur për natyrën e saj mjaft të qetë dhe shpirtin e saj shumë solar. Ndërkohë që është përpjekur të qëndrojë sa më shumë larg skandaleve mediatike, Ramosaj ka bërë një postim mjaft të lezetshëm në rrjetet sociale.
Këngëtarja, e cila momentaisht ndodhet në Amerikë, ka bërë një postim përmes së cilit ka sjellë shumë nota humori. Ndërkohë që në sfond dëgjohet një këngë, Ramosaj shkruan sipër videos: “Mezi po pres t’i tregojë fëmijës tim. A e ke prekur më furrën? Pasi i ka djegur gishtat dhe i ke thënë 100 herë mos e prek sepse do digjesh”.
Në fakt për të gjithë ata që janë prindër, kjo është një sfidë më vete dhe duket se Beatrix është ndeshur me një situatë të tillë, të cilën ka dashur ta ndajë me ndjekësit e saj.
Sa i përket anës profesionale të artistes, ajo po shijon një bashkëpunim muzikor mes Alban Ramosaj, Dj PM dhe DJ Dagz, të titulluar “Gin & Tonic”, i publikuar rreth një muaj më parë. Kujtojmë që ky është projekti i fundit i Alban Ramosaj, vëllait të Beatrix, i cili ka vendosur t’i largohet muzikës përfundimisht.