Marina dhe Marget sjellin fotot e mrekullueshme nga pushimet në Afrikë
Marina Vjollca prej disa ditësh ndodhet me pushime në Afrikë së bashku me Getoarin dhe vajzën e tyre Marget. Moderatorja po tregohet aktive në Instagram duke postuar vazhdimisht nga pushimet, por në fotot e videot e fundit është vënë re se ajo ka bërë një ndryshim.

Marina ka bërë të gjithë flokët gërsheta dhe ky look e ka bërë të duket kaq ndryshe sa nuk do të mund ta njihni menjëherë.
Moderatorja ka postuar disa foto teksa ushqen një gjirafë, së bashku me Margetin që e mban në krahë.
