Me çastet nga fëmijëria Vesa Luma bën dedikimin e ndjerë për të atin
Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka bërë një dedikim mjaft prekës për babain e saj, i cili sot dot do të festonte ditëlindjen, por fatkeqësisht ndërroi jetë disa vite më parë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale këngëtarja shprehet se sa shumë i mungon ai, ndërsa e uron të atin për ditën e tij të lindjes.
“E di që të ishe në mesin tonë do të kishim shumë momente të tilla së bashku e do më kishe dhënë krurajo e forcë si te ky xhirimi- kujtimi më i bukur me ty duke më parë nga lart. Gëzuar ditëlindjen në parajsë babi! Na mungon çdo herë e më shumë”– ka shkruar Vesa.
