Vdekja e 3-vjeçarit, Eliona Pitarka mes lotësh: ‘Të njëjtën gjë kaloi edhe nipi im në atë klinikë’

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet pak ditë më parë. Një 3-vjeçar ka ndërruar jetë te pediatria ku ishte shtruar, pasi mori mjekimin te dentisti. Prindërit e të miturit, kanë denoncuar në Polici klinikën dentare, të cilën e fajësojnë për vdekjen e djalit. Ata akuzojnë dentistin Roland Xhaxho për injektim të një sasie të tepërt narkoze.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar sot shumë e shqetësuar në mediat sociale aktorja dhe moderatorja Eliona Pitarka, e cila ka thënë se një eksperiencë të ngjashme në këtë klinikë ka pasur edhe ajo me nipin e saj. Ajo tregon mes lotësh se një vit më parë i nipi ka kryer një mbushje dhëmballe dhe është zgjuar nga narkoza pas 5 orësh. Eliona tregon se klinika as nuk denjoi tu përgjigjej telefonatave të tyre, teksa shton se e zgjuan vetë të voglin. Ajo shprehet mes të tjerash se ndihet fajtore dhe keq që nuk e bëri publik rastin që atëherë.

“Para një viti kemi dërguar nipin tonë në atë klinikë. Pas narkozës që i ka aplikuar nipit tim për mbushjen e kësaj dhëmballe te kjo klinikë, iu desh 5 orë që të zgjohej. Pasi është zgjuar nipi kishte marrje mendsh, flistë përçart, ka vjellë. Dhe ajo klinikë asnjëherë nuk na u përgjigj në telefon për të na thënë nëse kjo ishte normale. Dhe pengu im më i madh është që nuk e bëra publike atë rast. Dhe them peng sepse kur i tregova rastin tim ababit të 3 vjeçarit tha: “Ku ta dija unë se ku e çova djalin. Nëse do e dija nuk e kisha çuar”. Dhe ndjehem fajtore që nuk e bëra publik rastin.”-tha ajo mes të tjerash.

Tre ditë më parë, i mituri me inicialet B.S, u fut në operacion për 4 dhëmballë. Operacioni zgjati nga ora 10:30 deri në 15:30. Familjarët e nxorrën nga klinika në orën 15:30. Fëmija nuk është ndjerë mirë e më pas u dërgua në urgjencë në orën 19:00. Raportohet se mëlçia i doli jashtë funksionit e për pasojë, i mituri ndërroi jetë. Sipas të afërmëve, dentisti po manipulon ngjarjen.

Sipas burimeve, Xhaxho është proceduar nga Policia dhe aktualisht po vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë.

Share With:
Translate »
137 Views