Vajza e Kim Kardashian zbulon në TikTok çrregullimin nga i cili vuan
North West, vajza më e madhe e Kim Kardashian dhe Kanye West, zbuloi se vuan nga disleksia.
“Djema, unë kam disleksi,” u tha 10-vjeçarja shikuesve gjatë një videoje live në TikTok me nënën e saj të mërkurën. “A e dini se çfarë është kjo?”

“North, po na nxjerr sekretet këtu,” tha Kim. Disleksia është një çrregullim i të mësuarit që përfshin vështirësi në lexim për shkak të problemeve në identifikimin e tingujve të të folurit dhe të mësuarit se si ato lidhen me shkronjat dhe fjalët.

Ndërsa as Kardashian dhe as North nuk folën më tej rreth kësaj, nëna e katër fëmijëve tha se ajo “me qëllim” nuk flet për gjërat që po kalon adoleshentja.
Kanye dhe Kim mirëpritën North në qershor 2013. Ata gjithashtu u bënë prindër të djalit Saint në 2015, vajzës Chicago në 2018 dhe djalit Psalm në 2019. Që kur reperi dhe ylli i “Kardashians” finalizuan divorci i tyre në nëntor 2022, North ka jetuar me nënën e saj.