Përfundoi në kujdes intensiv, Madonna thotë se takoi nënën e saj që nuk jeton më

“Për shkak të një infeksioni të rëndë bakterial, Madonna kaloi disa ditë në kujdes intensiv”. Lajmi mbërriti papritur, një pasdite në fund të qershorit, përmes profilit të menaxherit Guy Oseary, i cili më pas siguroi: “Ajo është larguar nga terapia intensive, por është ende nën kujdesin mjekësor. Pritet një rikuperim i plotë”. Parashikimi u respektua, aq sa ylli i popit amerikan u rikthye për të kënduar në skenë për turneun e saj të shumëpritur ‘Celebration’.

Nga skena e Sportpaleis në Antwerp të Belgjikës, Madonna kujtoi atë episod që shqetësoi familjen dhe fansat e saj për javë të tëra. “Më pak se katër muaj më parë isha në një shtrat spitali, pa ndjenja. U mendua se mund të mos ia dilja”, tha ajo duke iu drejtuar të pranishmëve. “Jam këtu për t’ju treguar se kjo është vërtet një mrekulli. Ndoshta nëna ime, Zoti e bekoftë, duhet të më ketë ruajtur nga atje lart. Ajo më shikoi dhe më tha: “Bija ime, nuk është ende koha jote”.

Ajo e kishte prekur këtë temë edhe në shfaqjet e mëparshme, të organizuara në Londër, por nuk kishte hyrë ende në detaje. Aq sa në Antwerp ajo madje u emocionua kur fliste për nënën e saj, Madonna Louise Fortin, e cila vdiq nga kanceri i gjirit në vitin 1963, kur ajo ishte vetëm pesë vjeç: “Papritur pata një reflektim të çuditshëm dhe ndjeva empati ndaj nënë. Jo sepse ajo vdiq, por për shkak të asaj se sa e vetme duhet të jetë ndjerë ndërsa ishte në spital, duke e ditur se nuk do të mbijetonte.

Më është dhënë edhe një shans, ndaj jam shumë mirënjohëse”, përfundoi mbretëresha e popit, e cila në gusht mbushi 65 vjeç dhe thuhet se u shpëtua nga një injeksion Narcan. “Ju rrëfej se nuk ndihem shumë mirë për momentin, por nuk mund të ankohem sepse jam gjallë. Falënderoj Zotin për fëmijët e mi dhe për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj”.

Share With:
Translate »
110 Views