Thriller në aeroportin e Hamburgut! Babai i armatosur mban peng vajzën e tij 4-vjeçare

Një baba i armatosur në aeroportin e Hamburgut, po mban peng vajzën e tij 4-vjeçare që nga mbrëmja e djeshme.

Mediat gjermane raportojnë se personi i armatosur është një burrë 35-vjeçar me origjinë turke nga Saksonia e Ulët. Ai dyshohet se ka pasur një mosmarrëveshje për kujdestarinë me nënën e fëmijës dhe e ka rrëmbyer vajzën e vogël të shtunën pasdite. Bild raporton se burri dëshiron të udhëtojë me të në Turqi me avion.

Nëna kishte lajmëruar më herët policinë, duke denoncuar rrëmbimin e fëmijës. Burri qëlloi dy të shtëna në ajër dhe hodhi një koktej molotov ( është një armë ndezëse e hedhur me dorë, e ndërtuar nga një enë e thyeshme e mbushur me substanca të ndezshme të pajisur me një fitil), tha një zëdhënës i policisë federale. Trafiku ajror në aeroportin e Hamburgut u ndal menjëherë me terminalet e mbyllura dhe dhjetëra fluturime të anuluara. Mbrëmë, 17 fluturime të planifikuara për t’u ulur në Hamburg, me 3200 persona në bord, u devijuan drejt aeroporteve të tjera. Për sot janë planifikuar 286 fluturime me 34500 pasagjerë.

. Policia tha se një psikolog po flet me burrin dhe nuk ka asnjë indikacion se ai mund të dëmtojë njerëz të tjerë.

“Operacioni policor vazhdon, trafiku ajror mbetet i pezulluar deri në njoftimin e mëtejshëm,” tha menaxhmenti i aeroportit këtë mëngjes në platformën X. Zëdhënësja e policisë Sandra Løvgrun për rrjetin televiziv NDR tha se ishte një “shenjë shumë e mirë” që babai i familjes qëndroi në kontakt me autoritetet “për kaq gjatë”.

Share With:
Translate »
68 Views