Tiranë/ Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në dhëmbë, prokuroria kërkon ekspertim të dytë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ekspertim të dytë të rezultateve të autopsisë për shkaqet e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën në fillim të muajit tetor pas një ndërhyrje kirurgjikale në 14 dhëmbë në klinikën e mjekut Roland Xhaxho.

Report Tv mëson se organi i akuzës ka administruar pak kohë më parë autopsinë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, rezultatet e të cilave nuk janë bërë publike edhe me insistimin e medias.

Mbetet e paqartë pse akuza ka kërkuar riekspertim, por burimet thonë se rezultatet e reja pritet të dalin në fillim të javës së ardhshme. Ndërkohë, prokuroria vijon hetimet për rastin.

I vogli, Brian Spahiu, i gjeti vdekjen në reanimacionin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor, 3 ditë pas ndërhyrjes në klinikën private dhe autopsia do të zbulonte shkaqet që kanë ndodhur me të voglin që përfundoi në reanimacionin e pediatrisë pasi mbushi 14 dhëmbë në klinikën e anestezistit Roland Xhaxho e të bijës stomatologe, Ina Xhaxho. Klinika Splendent, brenda ambjenteve të spitalit privat të Zemrës në Tiranë.

Policia ka sekuestrua DVR e pamjeve filmike të ambienteve të brendshme dhe të jashtme, për të kuptuar se në çfarë gjendje shëndetësore ka dalë nga klinika 3-vjeçari pasi mjeku pretendon se doli në gjendje të mirë, i zgjuar nga narkoza në krahët e babait. Ndryshe pretendojnë familjarët që e kanë paditur si fajtor për vdekjen e djalit të tyre. Të dy, babë e bijë janë vënë në hetim në gjendje të lirë për neglizhencë në trajtimin mjekësor.

Share With:
Translate »
64 Views