Jul Deda: Shqipërinë e dua, por fëmijët nuk do t’i pengoj të ikin për një jetë më të mirë

Pas 9 vitesh, Jul Deda u rikthye, muaj më parë, në skenën e teatrit. Për këtë distancë të largët nga kjo skenë, aktori fajëson regjisorët që sipas tij nuk i besojnë aktorëve të spektakleve televizive.

Deda i tha gazetarit Ermal Qori gjatë intervistës, kohë më parë, në emisonin e tij “N’kohë” se në fillim është refuzuar prej shumë regjisorëve.

“Shumë regjisor thonin, “Hë mo se këto që dalin në televizor bëjnë gallata kështu nuk janë për teatër”.

“Koha ka treguar që aktorët që janë angazhuar në TV jo vetëm janë aktorë shumë të mirë, por edhe të stërvitur dhe me shumë ekpseriencë dhe nuk të lënë në baltë. Sot aktorët e televizion kanë PR (Public relations – marrëdhëniet me publikun) të ngritur çka u duhet veprave. Pra, janë të rrahur me profesionin duke dal çdo javë. Na i kanë thënë, vazhdoni ju atje në televizion se jeni në rregull bëni gallat atje, se teatri është teatër. Po teatri është për të gjithë ne se jemi aktorë profesionist dhe e kemi mbaruar shkollën për këtë punë. Nuk e kemi mbaruar shkollën për televizion”, tha ai.

Pavarësisht se kanë qëndruar në tregun mediatik, Deda mendon se realizimi i përjavshëm i formateve të humorit, aq më tepër kur janë disa të tilla, është konsum.

Aktori bëri një rrëfim të sinqertë dhe ndryshe duke kujtuar të gjithë rrugëtimin e tij artistik ndër vite. I vetmi ‘peng’ profesional ishte fakti që nuk kishte talent në muzikë.

Deda thotë nuk jeton dot pa Shqipërinë, por fëmijët nuk do t’i pengojë për të ndjekur një jetë më të mirë larg atdheut.

Share With:
Translate »
107 Views