“Fitova sfidën time më të vështirë”, Rita Petro në një rrëfim ndryshe për mëmësinë dhe divorcin

Shkrimtarja Rita Petro dhe vajza e saj, Sofiana Filipi, kanë qenë të ftuara këtë të premte në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

Kjo është dalja e parë publike së bashku dhe mund t’ju themi që marrëdhënia e tyre është shumë e bukur, ashtu siç mund të jetë marrëdhënia e një nëne me të bijën.

Gjatë intervistës në studio, Rita Petro u ndal tek ndjenja e mëmësisë dhe se si ndryshoi jeta e saj pas lindjes së Sofianës. Në fund, ajo foli edhe për divorcin, ku e cilëson si sfidën më të vështirë.


Rudina Magjistari: Rita, më thuaj pak, si ka qenë mëmësia për ty? Si të ka ndryshuar?

Rita Petro: Në fillim asnjëri nuk na e mëson, ne e shikojmë, normal. E shikojmë se çfarë kanë bërë prindërit me ne. Dhe unë gjithmonë them që, është gjithmonë ajo tradita edhe gjithmonë ajo prirja e njerëzve të familjes, që gjithmonë të mësojnë, sidomos pjesa e grave. Gjithmonë të të mësojnë se çfarë ti duhet të bësh. Dhe erdhi një moment që thashë: “ndalni njëherë, se unë po rris fëmijën tim, nuk po rris fëmijën tuaj”. Jam munduar, ose të bëj edhe disa gjëra të cilat më kanë ndihmuar mua, që më kanë munguar mua dhe ti bëj për Sofianën. Por ndërkaq, e ndieja që edhe aty brenda familjes, ndieja që vjen një moment që mbasi e ke shumë afër… sepse ti i jep gji, je dhe si trup afër fizikisht me fëmijën tënd. Dhe pastaj fillon avash avash fëmija të largohet. Nga dita në ditë, ai largohet, bëhet i pavarur që kur fillon të eci. Dhe në këtë moment, kur bëhet ajo 5 vjeç, 6 vjeç, shkon në shkollë dhe atëherë fillon, ti kujtohesh prapë për veten tënde. Kthehesh tek vetja. Thua: “po prit njëherë, unë duhet t’i kushtoj prapë vëmendje vetes time, pasioneve të mia”. Ka dhe momente… sepse ne ndonjëherë themi që “kaq ishte, u bëre me fëmijë dhe s’ka asgjë tjetër për ty”. Është edhe ajo që tha Sofiana, që unë edhe mund t’i kem munguar sepse duke u marrë shumë me punë dhe me pasionin tim, se unë kam punuar edhe tek libri shkollor, jo vetëm pasi hapa shtëpinë time botuese. Dhe që punoja madje nga mëngjesi deri në darkë. Doja, më pëlqente shumë puna dhe i kam munguar. Dhe unë fillova as të mos gatuaj më, ajo aroma e gatimit që fëmijës i mungon shumë, mua mund të më dhembi sot. Kishte momente që mungonte, por ajo që më ngrohte pastaj, se dhe kur hapa shtëpinë botuese dhe kisha këto sfida, Sofiana do s’do, të paktën them, është rritur tek zyra e shtëpisë botuese. Dhe kjo është një gjë që mendoj se i kam kompensuar gjithë atë pjesën e mungesës në shtëpi. Dhe pastaj ishin ato vitet, vërtetë, që unë do t’i quaj vitet e sfidës time më të vështirë, që filloi pastaj ishte edhe ndarja, ishte dhe ajo pjesa e lidhjes sime të dashurisë, ku ti do t’i japësh vend të gjithëve. Dhe e di sa e lodhshme është, por sfidë e vështirë dhe kur e fiton dhe kur i fiton edhe njerëzit të cilët i ke lënduar, unë mendoj se është një nga sfidat më të mëdha që mund të fitojë një njeri.

Share With:
Translate »
68 Views