A është shtatzënë? Bora dhe Donaldi na i shuan të gjitha dyshimet
Bora sonte ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas” bashkë me Donaldin për të zbuluar më shumë për prapaskenat e filmit “5 Herë Jo”.
Bora u shprehur që vështirësia e saj më e madhe si aktore ka qenë në skenat me Donaldin, pasi sipas saj ai nuk është aq romantik në jetën reale.
Bora: Me vinte për të qeshur sa herë që shikoja Donaldin si romantik sepse nuk isha mësuar ta shikoja si të tillë. Duhet të më shkundin mirë që të mos qeshja më sepse po humbnim shumë kohë ashtu.
Ata gjithashtu i janë përgjigjur edhe pyetjes se pse Romeo nuk mori pjesë në film:
Donaldi: Romeo nuk ka qenë me ne sepse po punon me një projekt tjetër që do të fitojë më shumë.
Romeo i pyet se nëse Bora është shtatzënë, pasi ashtu është përfolur, por ajo e mohon këtë.
Donaldi nga ana tjetër e kthen më shumë si shaka këtë pjesë.
Gjithashtu Bora shuan zërat që do të jetë moderatore e “BBV”.
Bora: Topi më ka besuar shumë gjëra mua, por “BBV” nuk do e prezantoj unë.