Princesha Charlotte është më e pasur se vëllezërit e saj: Ja arsyeja

Princesha Charlotte është më e pasur se shumë fëmijë në Tokë, madje edhe se dy vëllezërit e saj, princi George dhe Louis. Sipas The Mirror, kjo ka ndodhur për shkak të ndikimit të nënës së Charlotte-s, princeshës së Uellsit, e cila njihet për shijen e hollë në veshje dhe qasjen ndaj modës.

Princesha Charlotte është më e pasur se vëllezërit e

Sipas një studimi, Charlotte ka një vlerë pasurie prej £3.5 miliardë, pak më e lartë se pasuria e George prej £3.4 miliardë. Kjo vlerë është llogaritur bazuar në trashëgiminë e ardhshme të fëmijëve të familjes mbretërore, plus ndikimet e tyre individuale në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.

“Edhe pse vlera e pasurisë së saj neto ka rënë me 12% që nga viti 2021, ajo ende tejkalon vëllain e madh princin George, me sa duket për shkak të ‘efektit Kate Middleton’, ku moda në stilin e veshjes së familjes mbretërore mund të ketë një ndikim të madh te tendencat e modës,” sipas gazetës britanike.

Princesha Charlotte është më e pasur se vëllezërit e

Çdo veshje që mban Kate Middleton në trup, shitet pothuajse menjëherë dhe Charlotte ka trashëguar aftësinë e nënës së saj për të ndikuar dhe nxitur ekonominë përmes zgjedhjeve të modës. Ashtu si Kate, moda e Charlotte përfshin krijime nga stilistë të famshëm, por edhe të panjohur.

Princesha Charlotte është më e pasur se vëllezërit e

Teksa ajo rritet, pa dyshim që bota dhe shumë vajza do i kthejnë sytë nga Charlotte adoleshente apo më pas një vajzë 20-vjeçare për të parë se çfarë ka veshur dhe për të përvetësuar njëfarësoj efektin e princeshës Charlotte, që me vitet do forcohet edhe më shumë, ndërsa zerot në llogarinë e saj bankare vetëm do të shtohen.

Share With:
Translate »
51 Views