“Ky ka vrarë një grua dhe 3 fëmijë…”, del VIDEO si gruaja kapi për fyti dhe kërcënonte ish-burrin në Fier!

Detaje të reja nga ngjarja e pazakontë që ndodhi në qendër të qytetit të Fierit.

Ish-gruaja ka dhunuar bashkëshortin e saj duke e shtrënguar për fyti e duke i bërë presion me akuza të rënda.

Situata ka agravuar deri në atë pikë sa qytetarët që kanë parë skenën janë detyruar të lajmërojnë policinë.

“Lëre o vëlla se këtij po i bie të fikët”, i thotë një nga qytetarët efektivit të policisë për burrin e dhunuar.

Më ka sulmuar gruaja dhe po pres policinë të vijë“, shprehet burri.

Video e marrë klan:

Gruaja u thotë qytetarëve: “Ky ka vrarë një grua dhe 3 fëmijë…”. Ndërsa siç duket një shok i të moshuarit i kthehet: Ky nuk prek mizën moj…

Uniformat blu të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje i kanë shoqëruar të dy në komisariatin e policisë Fier.

Mësohet se burri nga sjellja e ish-bashkëshortes ka patur probleme shëndetësore.

Share With:
Translate »
107 Views