Pak orë pasi Adisi i propozoi martesë Fifit, Adrola bën një postim të çuditshëm në Instagram
Adis Patushi i ka propozuar mbrëmë martesë këngëtares së njohur kosovare, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, disa muaj pasi u bënë prindër.
Propozimin e bëri në skenën e “Dancing With the Stars”, ku Fifi po merr pjesë sivjet, shkruan Express Rozë.
Disa orë pas propozimit, ish-partnerja e Adisit, modelja e njohur Adrola Dushi, ka bërë një postim të çuditshëm në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo ka shpërndarë në Instastory, një postim ku thuhet “Thonë se të mirat nuk vijnë duke varur patkoin e kalit tek dera, por duke hequr mentalitetin e gomarit nga koka”.
Sipër këtij postimi, Dushi ka shkruar “Good Morning”.